“Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka treguar Avami, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Ismail Seksekiu se Ebu Burde ishte në një udhëtim së bashku me Jezid ibn Ebu Kebshen, i cili agjëronte edhe në udhëtim. Andaj, Ebu Burde i tha: “Disa herë e kam dëgjuar Ebu Musain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.””