“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga babai i tij se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhashë një kalë në rrugën e Allahut, mirëpo ai që e kishte marrë donte ta shiste, - ose ka thënë: nuk përkujdesej për të, - andaj doja ta blija, duke menduar se do ta shiste lirë. E pyeta Pejgamberin ﷺ, e në atë rast më tha: “Mos e bli, edhe nëse ta jep për një dërhem, sepse ai që e rimerr lëmoshën e vet është sikurse qeni që i kthehet vjelljes së vet.””