“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti, e ky e ka dëgjuar poetin Ebu Abasin, i cili nuk akuzohej në transmetimin e haditheve, se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ t'i kërkojë leje për xhihad, por ai e pyeti: “I ke prindërit gjallë?” Po, - iu përgjigj burri në fjalë. Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Në shërbim të tyre derdhe mundin.””