“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Të mos vetmohet burri me një grua të huaj dhe gruaja të mos udhëtojë pa mahrem.” Një burrë e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Unë u jam bashkëngjitur radhëve të filan ekspeditës luftarake, ndërkohë bashkëshortja ime është nisur për haxh.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko kryeje haxhin me gruan tënde!””