“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tetë persona erdhën nga Ukli në Medinë te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na gjej qumësht!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk di zgjidhje tjetër, përveçse të shkoni te devetë (e sadakasë) .” Ata shkuan dhe pinë nga urina dhe qumështi i tyre, derisa u shëruan dhe shtuan peshë. Atëherë, e vranë bariun, i vodhën devetë (e sadakasë) dhe u bënë jobesimtarë pas Islamit. Kur i erdhi lajmëtari Pejgamberit ﷺ, dërgoi njerëz për t'i kërkuar. Kështu, nuk kaloi shumë nga dita kur i sollën, e Pejgamberi ﷺ ua preu duart dhe këmbët, i kërkoi disa gozhda, të cilat i skuqi dhe me to ua damkosi sytë, pastaj i hodhi në shkretëtirë, që të eteshin e të mos u jepej ujë, derisa vdiqën.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vranë, vodhën dhe i shpallën luftë Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, si dhe bënë shkatërrime nëpër tokë.””