“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi, e ky nga babai i tij Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Një milingonë pickoi një pejgamber, i cili urdhëroi që tërë vendbanimi i milingonave të digjet. Atëherë, Allahu i shpalli duke i thënë se për shkak të një pickimi të milingonës urdhërove të digjet një prej umeteve që e përmendte Allahun.””