“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajs ibn Ebu Hazimi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” Ajo ka qenë një shtëpi në fisin hatham, që quhej Qabeja Jemenase (ku njerëzit praktikonin idhujtari). Kështu, marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes, të cilët mbanin kuaj. Atëkohë, nuk mund të qëndroja në kalë, andaj Pejgamberi ﷺ më goditi në gjoks aq fort, saqë më mbetën gjurmët e gishtave të tij në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Kështu, Xheriri shkoi, e theu dhe e dogji Dhul Halasën, pastaj i dërgoi lajmëtar të Dërguarit të Allahut ﷺ për ta informuar. Lajmëtari i tha: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se, kur jam nisur këtej, (Dhul Halasën) e kam lënë si devenë e shkretë. Pastaj, Pejgamberi ﷺ i bekoi pesë herë kuajt dhe kalorësit e fisit ahmes.””