“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ubej ibn Kabi shkuan drejt Ibn Sajadit, për të cilin i kishin thënë se qëndron në një kopsht hurmash. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në kopsht, filloi të fshihet pas degëve të hurmave, ndërsa Ibn Sajadi po qëndronte në një shtrojë lëkure duke pëshpëritur diçka. Nëna e Ibn Sajadit e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ, e në atë rast i thirri Ibn Sajadit: “O Safi! (ky ishte emri i Ibn Sajadit)! Ka ardhur Muhamedi ﷺ!” Ibn Sajadi brofi në këmbë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij) .””