“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé, saqë dheu i ishte ngjitur nëpër qimet e gjoksit. - Pejgamberi ﷺ ishte njeri me qime të dendura nëpër trup. - E pashë atë tek recitonte vargjet e Abdullahut me zë të lartë: “O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim, As do të jepnim lëmoshë e as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne, Dhe na forco këmbët nëse përballemi. Armiqtë po na mundojnë dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.””