“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi thotë se dikush e ka pyetur Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se me çfarë është mjekuar plaga e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai ka thënë: “Për këtë nuk ka mbetur dikush më i informuar se unë. Aliu sillte ujë me mburojën e tij, kurse Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e Pejgamberit ﷺ. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me hirin e saj u mbulua plaga e të Dërguarit të Allahut ﷺ (që të mos rridhte gjak).””