“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin dhe Ebu Musain në Jemen e u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni; përgëzoni e mos vrazhdoni; bashkëpunoni e mos u përçani.””