“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bamirës, më guximtar dhe më trim. Një natë, banorët e Medinës i kaploi një panik, për shkak të një zhurme që dëgjuan. Kur deshën të dalin për të vëzhguar, i Dërguari i Allahut ﷺ i priti në hyrje të Medinës, hipur mbi një kalë të Ebu Talhait, të pashaluar, me shpatë të nxjerrë nga këllëfi, dhe u tha: “Mos u frikësoni! Mos u frikësoni!” Pastaj, duke aluduar në kalin, tha: “Qenka i furishëm si deti!””