“Ubejdullahu na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se dikush e pyeti Bera ibn Azibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O Ebu Amare, a keni ikur ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Sa i përket të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai nuk ka ikur. Ebu Sufjani (ibn Harithi) e mbante mushkën e tij për freri e, kur idhujtarët e rrethuan, Pejgamberi ﷺ zbriti dhe thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.” Atë ditë, nuk u pa të kishte më të fuqishëm se ai.”