“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehl ibn Hunejfi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur fisi benu kurejdha kërkoi të gjykohet nga Sadi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur. Ngaqë ai nuk ishte larg, erdhi hipur në një gomar. Kur u afrua, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj.” Ai erdhi dhe u ul pranë Pejgamberit ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Sipas gjykimit tim, luftëtarët le të vriten, ndërsa gratë e fëmijët të robërohen.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ke gjykuar sipas gjykimit të Mbretit (Allahut) .””