“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Mutarrifi, e këtij i ka treguar Amiri se Ebu Xhuhajfe tregon se e ka pyetur Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ) krahas Librit të Allahut?” - Jo, betohem në Atë që e bën farën të mbijë dhe ka krijuar njerëzimin, nuk di diçka tjetër, përveç të kuptuarit të Kuranit, që Allahu i jep dikujt, dhe përmbajtjes së kësaj fletushke, - tha ai. - Po çfarë ka në këtë fletushkë? - e pyeta. - Shpagimi i gjakut, lirimi i robit dhe norma se besimtari nuk mbytet për jobesimtarin, - m'u përgjigj Aliu.””