“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahim ibn Ukbe, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ca burra ensarë i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na lejo të heqim dorë nga shpagimi i të birit të motrës sonë, Abasit!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk do të hiqni dorë as për një dërhem!””