“Ibrahimi transmeton nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën pasuri prej Bahrejnit. Kështu, Abasi erdhi e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më jep edhe mua, sepse më është dashur të harxhoj shumë kur e shpagova veten dhe Akilin (prej robërisë në Luftën e Bedrit). Ai tha: “Merr!” - dhe ia mbushi bohçen.”