“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Me Pejgamberin ﷺ u nisëm (për në Mekë) e nuk na binte ndërmend (të bënim njet) përveç haxhit dhe, kur arritëm në Serife, m'u paraqitën menstruacionet. Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë e më gjeti duke qarë, andaj më tha: - “Pse po qan?” - Betohem në Allahun se do të doja të mos isha nisur për haxh këtë vit, - i thashë. - “A t'u paraqitën menstruacionet”, - më pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë. - “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj vepro çdo gjë që vepron haxhiu, përveç tavafit rreth Qabesë, derisa të pastrohesh”, - tha Pejgamberi ﷺ.””