“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatime bint Ebu Hubejshi i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nuk po më ndërpriten (menstruacionet), a ta lë namazin?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt, e jo gjak menstrual. Andaj, kur të të vijë koha e menstruacioneve, lëre namazin, e, kur të kalojë, pastroje gjakun dhe falu.””