“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Ijasi, i biri i Seleme ibn Ekvait, se babai i tij Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në një udhëtim, një idhujtar vajti tek ai për të spiunuar. Pejgamberi ﷺ u ul me shokët e vet për të biseduar (ndërkohë, pasi mori lajmet që iu deshën), spiuni u ngrit dhe shkoi.” Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të vet: “Kërkojeni dhe vriteni!” Kështu, unë e vrava, e në atë rast Pejgamberi ﷺ ma dha plaçkën e tij.””