“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Husajni, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë (duke këshilluar prijësin pas tij): “Dhe e këshilloj t'i ketë parasysh kategoritë që janë nën mbrojtjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, ta mbajë premtimin kundrejt tyre, të luftojë në mbrojtjen e tyre dhe të mos i ngarkojë me diçka që nuk mund ta bartin.””