“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dita e enjte. E çfarë është dita e enjte?” Pastaj qau, derisa lotët lagën dyshemenë, dhe vazhdoi: “Ditën e enjte, të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shtuan dhimbjet dhe tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.” Por, të pranishmit filluan të polemizonin, ndërkohë në prani të një pejgamberi nuk lejohet polemika. Disa thanë: “Pejgamberin ﷺ e ka kapluar agonia.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lërmëni, sepse gjendja që unë ndodhem tani është më e mirë sesa ajo në të cilën ju po më ftoni.” Pastaj, para vdekjes, Pejgamberi ﷺ i la tri amanete: “Dëboni idhujtarët nga Siujdhesa Arabe; shpërbleni delegacionet ashtu siç i shpërbleja unë” , - ndërsa të tretën e kam harruar. Jakub ibn Muhamedi thotë: “E kam pyetur Mugire ibn Abdurrahmanin për Siujdhesën Arabe, i cili më është përgjigjur: “Meka, Medina, Jemama dhe Jemeni.” Jakubi thotë: “Arxhi është fillimi i Tihames.””