“Mahmudi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Amër ibn Othman ibn Afani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxh, i është drejtuar Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ku do të qëndrosh nesër në Mekë?” Ai tha: “Vallë, mos na ka lënë Akili ndonjë shtëpi?!” Pastaj tha: “Nesër do të vendosemi në Hajfin e fisit benu kinane, në Muhasab, aty ku kurejshët janë betuar për mosbesim.” Benu kinanët qenë besatuar me kurejshët kundër benu hashimëve: të mos bëjnë tregti me ta dhe të mos i strehojnë. Zuhriu thotë: “Hajfi është luginë.””