“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi se Eslemi, i çrobëruari i Omerit, transmeton se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) punësoi një shërbëtor të vetin, të quajtur Huneje, që të përkujdesej për kullosat e sadakasë, të cilit i tha: “O Huneje! Ji modest me muslimanët, ki kujdes nga lutja e muslimanëve kundër teje, sepse lutja e të dëmtuarit pranohet. (Në këto kullosa të sadakasë) futi edhe: pronarin e kopesë së vogël të deveve dhe atë të kopesë së vogël të deleve. Në anën tjetër, kurrsesi mos i lejo devetë e Ibn Aufit dhe ato të Ibn Afanit, sepse, nëse këtyre dy të fundit u shkatërrohen bagëtitë, mund t'u kthehen hurmave dhe të mbjellave. Ndërkaq, nëse pronarëve të kopesë së vogël të deveve ose deleve u shkatërrohen bagëtitë, vijnë tek unë me familjet e veta dhe më drejtohen: “O prijësi i besimtarëve! O prijësi i besimtarëve!” E si t'ua kthej shpinën, vallë? Kjo, se dhënia ujë dhe kullosat (për bagëti) janë më të lehta për t'u siguruar sesa ari dhe argjendi. Betohem në Allahun se ata do të mendojnë se u kam bërë zullum. Këto janë pronat e tyre, kanë luftuar për to në kohën e injorancës dhe e kanë pranuar Islamin duke qenë në to. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sikur të mos ishte nevoja për t'i shfrytëzuar ato (devetë dhe kafshët e tjera) në rrugën e Allahut, nga trojet e tyre nuk do të përvetësoja (për kullosa të sadakasë) asnjë pëllëmbë.”