“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ka thënë: “M'i shkruani emrat e gjithë njerëzve që e kanë pranuar Islamin.” Ne i shkruam rreth një mijë e pesëqind persona dhe thamë: “Jemi një mijë e pesëqind, e prapëseprapë të frikësohemi?!” Por, kur na goditi sprova, shihje persona që nga frika faleshin vetmas. Abdani na ka treguar nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi se Hudhejfe ka thënë: “... kur i numëruam, na dolën pesëqind.” Ebu Muaviu në transmetimin e tij e përmend: “... gjashtëqind-shtatëqind persona.””