“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë u jam bashkëngjitur radhëve të filan ushtrisë, por bashkëshortja ime është nisur për haxh.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Kthehu dhe shko kryeje haxhin me bashkëshorten tënde.””