“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e ky nga Ejubi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ligjëroi dhe tha: “Zejdi e mori flamurin dhe u vra. Pas tij e mori Xhaferi dhe u vra. Pastaj e mori Abdullah ibn Revaha dhe u vra. Më pas e mori Halid ibn Velidi, pa qenë i caktuar më parë , por ngadhënjeu. Nuk do të na gëzonte, - ose ka thënë: nuk do të gëzoheshin, - aspak sikur të ktheheshin te ne (në krahasim me vendin ku kanë shkuar tani) .” Ndërkohë, sytë (e Pejgamberit ﷺ) lotonin.”