“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu dhe Sehl ibn Jusufi, e këta dy nga Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se fiset: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan i vajtën Pejgamberit ﷺ duke pretenduar se e kishin pranuar Islamin, andaj i kërkuan ndihmë kundër popullit të tyre. Kështu, Pejgamberi ﷺ u ndihmoi duke u dërguar një grup ensarësh prej shtatëdhjetë personash. Ne i quanim hafëzët. Ata gjatë ditës punonin, kurse gjatë natës faleshin. Kështu, u nisën bashkë me ta dhe, me të arritur te pusi Meune, i tradhtuan dhe i vranë. Pejgamberi ﷺ bëri kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër fiseve: riël, dhekvan dhe benu lihjan. Katadja ka thënë: “Na ka treguar Enesi se, për një kohë, fjalët e Allahut (përkitazi me rastin e tyre): “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe na ka kënaqur,” lexoheshin si pjesë e Kuranit. Por, më pas u anuluan.”