“Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i kishte ikur një kalë dhe e kishte marrë armiku. Por, kur muslimanët triumfuan, ia kthyen kalin. Kjo ka ngjarë në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Po ashtu, një rob i tij kishte ikur dhe u ishte bashkëngjitur romakëve. Kur muslimanët triumfuan, Halid ibn Velidi ia ktheu robin. Kjo ka ngjarë pas vdekjes së Pejgamberit ﷺ.”