“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se një rob i Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kishte ikur dhe u ishte bashkëngjitur romakëve. Kur Halid ibn Velidi triumfoi kundër tyre, ia ktheu robin Abdullahut. Po ashtu, një kalë i Ibn Omerit kishte ikur dhe kishte përfunduar te romakët. Kur Halidi triumfoi kundër tyre, ia ktheu kalin Abdullahut.”