“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur luftuan muslimanët, ai ishte në një kalë. Atëkohë, komandant i muslimanëve ishte Halid ibn Velidi, të cilin e kishte caktuar Ebu Bekri. Kështu, armiku ia mori kalin Abdullahut. Por, pas triumfit, Halidi ia ktheu kalin atij.”