“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kemi therur një bagëti të vogël dhe e kam përgatitur një saë elb, andaj je i ftuar me një grup të vogël njerëzish.” Pejgamberi ﷺ thirri: “O punëtorë të hendekut! Xhabiri na ka përgatitur një gosti 1 , ejani të shkojmë të gjithë.””