“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Halid ibn Seidi, e ky nga babai i tij se Umu Halid bint Halid ibn Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë, e veshur me një këmishë të verdhë, dhe babai shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai tha: “Seneh, seneh!” 1 Unë fillova të luaj me vulën e pejgamberisë, por babai më bërtiti. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Lëre.” Pastaj tha: “Ta gëzosh e ta grisësh! Ta gëzosh e ta grisësh! Ta gëzosh e ta grisësh!” Abdullah ibn Mubareku thotë: “Ajo rrobë i qëndroi gjatë, saqë u bë e njohur ndër njerëz.””