“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” Ajo ka qenë një shtëpi në fisin hatham, që quhej Qabeja Jemenase. Kështu, marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes, të cilët mbanin kuaj. Por, unë nuk mund të qëndroja në kalë, andaj Pejgamberi ﷺ më goditi në gjoks, aq fort, saqë më mbetën gjurmët e gishtave të tij në gjoks, dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Kështu, Xheriri shkoi, e theu dhe e dogji Dhul Halasën, pastaj i dërgoi lajmëtar Pejgamberit ﷺ për t'i dhënë myzhde. Lajmëtari i tha: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se, kur jam nisur këtej, (Dhul Halasën) e kam lënë si devenë e shkretë.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i bekoi pesë herë kuajt dhe kalorësit e fisit ahmes.””