“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po ktheheshim nga Usfani me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte i hipur në deve së bashku me Safije bint Hujejin, deveja u pengua në diçka dhe të dy u rrëzuan nga deveja.” Ebu Talhai nxitoi duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më mundësoftë të flijoj veten për ty!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Kujdesu për gruan (Safijën) !” Ebu Talhai e mbështolli fytyrën me një rrobë dhe shkoi tek ajo, e mbuloi me diçka, ua rregulloi shalën dhe ata sërish hipën në të. U tubuam rreth të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe, kur iu afruam Medinës, Pejgamberi ﷺ tha: “Të kthyer, të penduar, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë” - dhe vazhdoi ta thotë këtë derisa hyri në Medinë.””