“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ai dhe Ebu Talhai po ktheheshin me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte i hipur në deve së bashku me Safije bint Hujejin. Gjatë rrugës, devesë i zuri thundra në diçka dhe Pejgamberi ﷺ së bashku me gruan e tij u rrëzuan nga deveja. Ebu Talhai kërceu nga deveja e vet dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më mundësoftë të flijoj veten për ty! Mos të ndodhi gjë?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Jo, por kujdesu për gruan (Safijën) !” Ebu Talhai e mbështolli fytyrën me një rrobë dhe u drejtua nga ajo. I hodhi një rrobë e ajo u ngrit. Pastaj ua rregulloi shalën dhe ata sërish hipën në deve. Vazhduan rrugën dhe, kur iu afruan Medinës, Pejgamberi ﷺ tha: “Të kthyer, të penduar, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë” - dhe vazhdoi ta thotë këtë derisa hyri në Medinë.”