“Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, tregon se Ebu Bekri i tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka.” Fatimja, e bija e Pejgamberit ﷺ, u hidhërua dhe e bojkotoi Ebu Bekrin. Kështu vazhdoi derisa vdiq. Ajo jetoi gjashtë muaj pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ. Fatimja ia kërkonte Ebu Bekrit pjesën e vet nga pasuria që i Dërguari i Allahut ﷺ kishte lënë në Hajber, Fedek dhe vendin e tij në Medinë të lënë sadaka. Por, Ebu Bekri refuzoi dhe i tha: “Nuk do të lë pa e vepruar asnjë vepër, të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ e vepronte, sepse kam frikë se, nëse lë diçka nga veprat e tij, do të devijoj. Sa i përket vendit të tij në Medinë, të lënë sadaka, Omeri ia dha Aliut dhe Abasit, ndërsa atë në Hajber e Fedek e ndali për vete dhe tha: “Këto të dyja janë sadaka e të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilat shfrytëzoheshin për nevojat e tij (si prijës) dhe domosdoshmëritë që i paraqiteshin, andaj ato i mbesin atij që e trashëgon hilafetin.” Urve ibn Zubejri thotë: “Ato dy troje ende vazhdojnë të jenë në atë gjendje.””