“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Nafiu, e ky e ka dëgjuar ibn Ebu Mulejken se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën. Abdurrahmani hyri me misvak, ndërsa Pejgamberi ﷺ nuk kishte fuqi ta përdorte, unë e mora, e përtypa pak dhe ia vendosa në gojë me dorën time.””