“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ali ibn Husejni se Safija (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se shkoi ta vizitojë të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa ishte në itikaf në xhami, - gjatë dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. - Kur u ngrit të shkojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit me të dhe e përcolli. Me të arritur te dera e xhamisë, pranë derës së Umu Selemes, gruas së të Dërguarit të Allahut ﷺ, kaluan dy burra ensarë, të cilët e përshëndetën të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe vazhduan rrugën. Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni!” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po ju fut mendime të këqija në zemra.””