“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, Mensuri dhe Katadja, e këta e kanë dëgjuar Salim ibn Ebu Xhadin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burri ensar i lindi një djalë, të cilin dëshironte ta emërtonte Muhamed. - Shuëbe ka thënë se në transmetimin e Mensurit, - Ensariu tregon: “E mora në krahë dhe shkova te Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, në transmetimin e Sulejmanit thuhet: “I lindi një djalë, të cilin deshi ta emërtonte Muhamed.” Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Kjo, se unë jam shpërndarës (Kasim) ; shpërndaj pasuritë mes jush.” Husajni ka thënë: “(Pejgamberi ﷺ ka thënë:) “Jam dërguar shpërndarës, që të shpërndaj pasuritë mes jush.” Amri ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Katadja, e ky e ka dëgjuar Salimin nga Xhabiri se ka thënë: “Dikush deshi ta emërtojë fëmijën me emrin Kasim, por Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.””