“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burri ensar i lindi një fëmijë, të cilin e emërtoi Kasim.” Ensarët thanë: “Nuk do të të thërrasim me nofkën Ebu Kasim! Nuk do të ta japim këtë privilegj!” Kështu, ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më ka lindur një djalë, të cilin e emërtova Kasim, por ensarët më thanë: “Nuk do të të thërrasim me nofkën Ebu Kasim! Nuk do të ta japim këtë privilegj!” Pejgamberi ﷺ tha: “Ensarët kanë të drejtë. Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Unë jam shpërndarësi (Kasimi) .””