“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ekspeditë luftarake në drejtim të Nexhdit, në mesin e të cilëve ishte dhe vetë Abdullah ibn Omeri. Ata fituan një plaçkë të majme me shumë deve. Kështu, secilit prej tyre i ranë hise nga dymbëdhjetë deve, ose i ranë hise nga njëmbëdhjetë deve, e secilit iu dhurua nga një deve shtesë.”