“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Othman ibn Afani shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, benu mutalibëve u ke dhënë, kurse neve jo, ndërkaq të dy palët kemi pozitën e njëjtë në raport me ty.” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Benu mutalibët dhe benu hashimët për mua janë të njëjtë.” Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Junusi, dhe ka shtuar se Xhubejri ka thënë: “Pejgamberi ﷺ nuk i ka dhënë hise as familjes benu abdushems e as familjes benu neufel.” Ibn Is'haku ka thënë: “Abdushemsi, Hashimi dhe Mutalibi kanë qenë vëllezër nga nëna. Nëna e tyre ka qenë Atike bint Murraja, kurse Neufeli ka qenë vëllai tyre nga babai.””