“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Haseni se Amër ibn Taglibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ (teksa po shpërndante prenë e luftës) u dha disave, e disa të tjerëve jo. Kështu, këta të fundit u ankuan. Ai tha: “Dikujt i jap sepse i frikësohem dobësisë dhe shqetësimit të tyre. Ndërkaq, disa të tjerë i lë në mirësinë dhe zemërgjerësinë që Allahu ka mbjellë në zemrat e tyre. Prej këtyre ështe edhe Amër ibn Taglibi.” Amër ibn Taglibi ka thënë: “Këtë fjalë të të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk do ta kisha ndërruar as me devetë e kuqe (një ndër pasuritë më të shtrenjta).” Ebu Asimi, duke transmetuar nga Xheriri, shton: “E kam dëgjuar Hasenin të thotë: “Kështu na ka treguar Amër ibn Taglibi, se të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën ca pasuri, - ose ka thënë: ca robër të luftës, - të cilat i shpërndau.””