“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, në kohën e injorancës jam zotuar se do të bëj itikaf.” Atëherë I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi ta përmbushë zotimin. Ai tregon se i fitoi dy robëresha nga Beteja e Hunejnit, të cilat i vendosi në një shtëpi në Mekë. Por, kur Pejgamberi ﷺ i liroi jesirët e Hunejnit, ata filluan të vrapojnë nëpër rrugica dhe Omeri tha: “O Abdullah, shiko ç'është duke ndodhur!” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ i ka liruar jesirët.” Omeri tha: “Shko dhe liroji dy robëreshat!” Nafiu ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka bërë umre nga Xhiërana. Po të kishte bërë, kjo gjë nuk do t'i kishte shpëtuar Abdullahut.””