“Mahmud Gajlani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I bartja farat mbi kokë nga ara e Zubejrit, që ia kishte dhuruar i Dërguari i Allahut ﷺ, e cila ndodhej larg sa dy të tretat e një fersehu (përafërsisht katër kilometra).” Ebu Damra transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij Urve se Pejgamberi ﷺ i ndau një hise Zubejrit nga pasuria e fisit nadir.”