“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dita e enjte, e çfarë është dita e enjte?” Pastaj qau, derisa lotët e lagën dyshemenë. “I thashë: “O Ibn Abas, ç'është puna e ditës së enjte?” Ai vazhdoi: (Atë ditë) të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shtuan dhimbjet dhe tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.” Por, të pranishmit filluan të debatonin, ndërkohë në prani të një pejgamberi nuk lejohet polemika. Disa thanë: “Çfarë ka vallë, e ka kapluar agonia? Pyeteni!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Lërmëni, sepse gjendja në të cilën unë ndodhem tani është më e mirë sesa ajo në të cilën ju po më ftoni.” Pastaj Pejgamberi ﷺ la tri amanete: “Dëboni idhujtarët nga Siujdhesa Arabe, shpërbleni delegacionet ashtu siç i shpërbleja unë.” Sulejman ibn Ebu Muslimi thotë: “E treta ishte më e mira. Mirëpo, ose ka heshtur, ose e kam harruar.””