“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, Pejgamberit ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë hebrenjtë.” Kur ia tubuan, Pejgamberi ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, - thanë ata. - “Kush është paraardhësi juaj?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babi juaj është filani.” - Ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për paraardhësin tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vend tonin. - “Heshtni! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty”, - u tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, o Ebu Kasim, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak.””