“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka katër tipare, është hipokrit i kulluar: 1. Kur flet, gënjen; 2. Kur premton, nuk e mban atë; 3. Kur i besohet, tradhton; 4. Kur polemizon, bëhet vulgar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë.””