“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kemi shkruar asgjë nga Pejgamberi ﷺ, përveç Librit të Allahut dhe kësaj fletushke, (në të cilën) Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Medina është harem prej Airit deri në filan vendin. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të ose strehon dikë që bën risi! Të atillit nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare. Besa e muslimanëve është një dhe të gjithë e respektojnë atë. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që tradhton ndonjë musliman dhe të atillit nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë (rob të liruar) që meritën e çrobërimit të tij ia jep dikujt tjetër, pa lejen e atyre që e kanë liruar. Të atillit nuk i pranohen as farzet, as punët vullnetare.””